Flakët përfshijnë një banesë pranë ‘Pazarit të Ri’, forca të shumta në aksion për shuarjen

Aktualitet

Publikuar: 10/07/2025

Flakët përfshijnë një banesë pranë ‘Pazarit të Ri’, forca të shumta në aksion për shuarjen

Flakët kanë përfshirë një banesë këtë të enjte në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në zonën e “Pazarit të Ri”. Mësohet paraprakisht se shtëpia i përket Nermin Stërmasit.

Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.