Ministria e Drejtësisë komandohen nga vajzat sexy, burgjet nga Laert Haxhiu me eskorta

Krim & Korrupsion

Publikuar: 07/07/2025

Ministria e Drejtësisë komandohen nga vajzat sexy, burgjet nga Laert Haxhiu me eskorta

Në ditën kur burgu i Drenovës u kuptua se ishte kthyer në “kuplara”-në e bandës së Laert Haxhiut, me eskorta dhe vajza ekrani, ministri Manja hapi dyert për fëmijët e punonjësve të tij në Ministrinë e Drejtësisë.

4 Korriku u quajt “një ditë të veçantë”, sikur çdo gjë të ishte në rregull nëpër burgje dhe në gjithë aparatin që kontrollon kjo ministri, ku mungonin vetëm kamalajtë dhe vizatimet me ngjyra të postuara në Instagram!

Dikush nga jashtë që sheh panoramën që paraqet Facebook-u i ministrit Manja, krijon përshtypjen që çdo gjë shkon fjollë, në burgjet e Shqipërisë. Sikur ato nuk kontrollohen nga bandat, sikurse ndodh në burgun e Reçit në veri dhe ai i Drenovës në jug.

Të gjitha burgjet që komandon Ministria e Drejtësisë janë kthyer në vatra korrupsioni dhe orgjie. Në burgjet e Fierit dhe Durrësit komandojnë VIP-at, në burgun 313 pazari i korrupsionit ka arritur nivele ku paguhet me franga zvicerane dhe paund britanikë, meqë janë më mirë se euro dhe dollari.

Njerëz të lodhur nga pritja me vite për zgjidhje hallesh, qëndrojnë në oborrin e hotelit pa emër që në fakt është institucioni me emrin: Ministria e Drejtësisë.

Përdorimi i fëmijëve për propagandë në rrjetet sociale, nuk e mbulon dot atë që ndodhi në Drenovë, dhe as moralin e rrënuar të këtij institucioni, që ka krijuar emër, për godinën me xham dhe vajzat e bukura që qarkullojnë brenda saj…