Çfarë do të bënte ndryshe në 11 maj? Berisha: Mund të vendosja disa kandidatura të tjera 

Politikë

Publikuar: 07/07/2025

Çfarë do të bënte ndryshe në 11 maj? Berisha: Mund të vendosja disa kandidatura të tjera 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi mundësinë e ripërsëritjes së zgjedhjeve parlamentare.

Në një intervistë për gazetarët e diasporës nëpërmjet një lidhjeje “online”, i pyetur se çfarë do bënte ndryshe nëse do të ribëheshin zgjedhjet, Berisha u shpreh me bindje se mund të kishte ndryshime në kandidatura.

Berisha theksoi se programi i PD ka qenë më i mirë se kurrë, pasi ka qenë ekspertizë e ekipit fitimtar të zgjedhjeve në SHBA

Nëse do të ribëheshin zgjedhjet, mund të kishte ndryshime në kandidatura, pa mëdyshje, mund të kishte angazhime më të gjëra. Por, në këto zgjedhje mund të them se programi ka qenë më i mirë se kurrë, ekspertiza për zgjedhjet ka qenë ekspertiza e ekipit fitimtar të zgjedhjeve në SHBA. Edhe në 2005 kam pas ekspertizën e fituesve më SHBA. Në doktrinën elektorale besohet se fitimtarët e zgjedhjeve presidencial enë SHBA, janë ekspertët më të mirë. Është bërë një punë shumë e madhe, por në kushtet e një farëse elektorale opozita nuk fiton, vota vdes pa hyrë në kuti”, tha Berisha.