Mediat spanjolle raportojnë: Ndërron jetë ylli i Liverpool

Sociale

Publikuar: 03/07/2025

Mediat spanjolle raportojnë: Ndërron jetë ylli i Liverpool

Zamora, Spanjë – Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar portugez i Liverpoolit dhe vëllai i tij, Andre (26 vjeç, futbollist i Penafiel), vdiqën këtë mëngjes në një aksident në provincën e Zamorës në Spanjë, bën me dije Marca. Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.

Vëllezërit vdiqën kur automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga, duke marrë flakë. Sipas dëshmitarëve, makina u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën edhe në bimësinë aty pranë.

Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për një shumë prej 44.7 milionë eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste.

Me Liverpoolin, ai fitoi Premier League-n në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22. Më herët, ai kishte luajtur edhe për Atlético Madrid, Porto dhe Wolves, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë.

Familja, shokët e skuadrës dhe e gjithë bota e futbollit janë në zi për këtë humbje të parakohshme dhe të dhimbshme. Klubet ku ka luajtur pritet të organizojnë homazhe në nder të tij në ditët në vijim.