Konflikt apo siguri ushqimore?! Blerina Gjylameti e AKU gjueti shtrigash ndaj biznesit, hakmarrje dhe spektakël

Kryesore

Publikuar: 14/05/2026

Konflikt apo siguri ushqimore?! Blerina Gjylameti e AKU gjueti shtrigash ndaj biznesit, hakmarrje dhe spektakël

Nga njëra anë bie alibia e “helmimit” të studentëve të Akademisë së Sigurisë, nga ana tjetër shpërthen terrori institucional i AKU-së ndaj biznesit! Në vend që të kërkohet e vërteta dhe të mbrohet standardi ushqimor me profesionalizëm, po shohim skena presioni, represioni dhe ndëshkimi brutal, që ngjajnë më shumë me metodat e Gestapo-s sesa me një shtet që pretendon të hyjë në Bashkimin Europian.

Shqipëria nuk integrohet duke terrorizuar biznesin! Shqipëria nuk bëhet europiane duke përdorur institucionet si kamxhik politik!
Pak kohë më parë, ish-Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari anuloi masivisht gjobat arbitrare dhe dha një mesazh të qartë: kontrolli duhet të jetë fillimisht këshillues, jo ndëshkues.

Por sot, AKU duket se ka zgjedhur rrugën e hakmarrjes dhe spektaklit mediatik.
Drejtoresha Blerina Gjylameti vazhdon ta shohë biznesin si armik politik dhe jo si partner strategjik të ekonomisë dhe integrimit europian. Dhe ky është rreziku më i madh, kur institucione jetike për sigurinë ushqimore drejtohen me mentalitet politik dhe jo me ekspertizë profesionale nga Ekspertë të fushës.

Deklarata e shoqërisë “SORI-AL” hodhi poshtë çdo pretendim për helmim, por një tjetër e vërtetë doli në dritë: dhuna administrative, presioni dhe represioni që AKU ushtron ndaj sipërmarrjes shqiptare. Kur institucionet humbasin arsyen dhe kthehen në vegla presioni, nuk kemi më shtet ligjor. Dhe mungesa e shtetit ligjor nuk është Europë.

Deklarata e kompanisë SORI-AL