Juristi që denoncoi aferën CEZ-DIA: Meta ulëriu ‘shkruaj çfarë të them unë’! Ja pse iku Gjokutaj

Politikë

Publikuar: 02/07/2025

Juristi që denoncoi aferën CEZ-DIA: Meta ulëriu ‘shkruaj çfarë të them unë’! Ja pse iku Gjokutaj

Juristi Romeo Kara, denoncuesi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) i aferës “CEZ-DIA”, tha se Genc Gjokutaj është larguar si avokat i Ilir Metës për shkak të ndërhyrjeve brutale të vetë kreut të Partisë së Lirisë në strategjinë ligjore të mbrojtjes.

“Një nga ulurimat e Metës sepse ulërimat e tij dëgjoheshin edhe jashtë ka qenë: ‘Shkruaj çfarë të them unë, jo çfarë thua ti!’”, – rrëfeu Kara në intervistën për “Shqip” me Rudina Xhungën në Dritare TV.

Ai theksoi se Meta nuk e lë askënd të bëjë punën e vet, madje as avokatin që e ka për të shpëtuar nga burgu.

Juristi Kara shtoi se Meta po trajton procesin gjyqësor si betejë politike dhe personale, jo si një përballje serioze me drejtësinë.

Sipas tij, largimi i Gjokutajt është vetëm një simptomë e mënyrës se si Meta e trajton të gjithë sistemin, si pronë private. Në vend të një mbrojtjeje ligjore të qetë dhe profesionale, Meta kërkon nënshtrim total.