Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur, 36-vjeçari paraqitet në Gjykatën e Fierit: Ka ndodhur vetëm një herë në makinë

Kronike

Publikuar: 02/07/2025

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur, 36-vjeçari paraqitet në Gjykatën e Fierit: Ka ndodhur vetëm një herë në makinë

Në Gjykatën e Fierit është paraqitur sot (2 korrik), 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12-vjeçe.

Para trupit gjykues, babai i 7 fëmijëve tha se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makineë teksa po ktheheshin nga Tirana.

Një ditë më parë gjatë marrjes në pyetje e mitura ka dëshmuar se babai ka kryer marrëdhenie seksuale me forcë, në mënyrë sistematike që nga mosha 5-vjeçare, duke përmendur dhe një episod në Gjermani ku kishin emigruar para një viti.

Ndërkohë nëna e të miturës teksa kërkon dënimin maksimal për bashkëshorrin e saj, thotë se nuk ka patur dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të së bijës.