Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

Aktualitet

Publikuar: 30/06/2025

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës këtë të hënë.

Në këtë seancë pritej të kishte dëshmitarë, por sipas burimeve mediatike ata nuk janë paraqitur në seancë.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Për krimin të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan dhe i dyshuari Edmond Haxhia si organizator dhe porositës i vrasjes.

Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.