Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e gjyqit për dosjen “Partizani” në GJKKO, duke u shprehur se ajo është një piramidë mashtrimi dhe i stisur nga Edi Rama në Kongresin e PS-së.
Në reagimin e tij Berisha thotë se SPAK e mori urdhrin nga Rama për të hetuar Berishën në tre breza.
“Fill pas urdhërit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij.” – shkruan kreu i PD-së, Berisha.
Berisha siguron se nuk ka asnjë qindarkë para publike në Kullat e dhëndrit të tij.