Gara për kreun e “FBI-së shqiptare”, ish-prokurori Karanxha: SPAK të bëjë transparencë për testin fizik

Aktualitet

Publikuar: 30/06/2025

Gara për kreun e “FBI-së shqiptare”, ish-prokurori Karanxha: SPAK të bëjë transparencë për testin fizik

Ish-prokurori Ervin Karanxha për garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, shprehet se në thelb BKH është polici gjyqësore dhe duhet t’i referohet Kodit të Procedurës Penale dhe se ana profesionale ka rëndësi të veçantë.

Ai tha se Oficeri i Policisë Gjyqësore ka mendimin e tij për dosjen, por prokurori është zoti i dosjes e cili do vendosë se si do ecë një dosje.

Sipas tij, SPAK duhet të bëjë transparencë për testin fizik për drejtuesin e BKH, por edhe për testin e poligrafit. 

Karanxha shton se Byroja Kombëtare e Hetimit e cila është për vepra të rënda, krijon një farë frike dhe kërkon që të ndryshojë etika e komunikimit.

Lirshmëria është që gjithsecili të bëjë punën e vetë, Oficeri i Policisë Gjyqësore sugjeron se cilët janë personat që do merren në hetim dhe prokurori vendos. Mes OPGJ dhe prokurorit duhet një funksionim normal dhe një lirshmëri. Komunikimi është A-ja. Dhe te kandidaturat komunikimi njerëzor ka të bëjë shumë. Puna është punë dhe secili ka pozicionin e vetë, policia referon, prokuroria vendos. Duhet ana profesionale, që personat e përfshirë të njohin ligjin.

 Dosjen në gjyq e përfaqëson prokurori, jo oficeri i byrosë. Prova ka firo, por është prokurori që i sheh gjërat. Të gjithë prokurorët e SPAK, kanë një qarkullim të brendshëm, veprat penale të prokurorëve të brendshëm dhe gjykatës i heton SPAK. Nga një përgjim mund të ketë dalë se një prokuror i SPAK ka komunikim me një person për çështje korruptive, kështu që janë disa persona që kanë detyrimin për të kallëzuar këtë krim. 

Nuk është vetëm oficeri i BKH, por për vepra penale të caktuara bëhen dhe arrestime në flagrancë. Çdo vepër penale, policia ka për detyrë ta referojë. Si rregull i bie të referohet tek titullari, por edhe nëse titullari e bën këtë punë ku do shkojmë? Çdokush duhet të bëjë punën e vetë. Çdo oficer duhet ta lërë punën me shkrim. 

Duhet të jesh i kujdesshëm kur ngre akuza, aq më tepër për zyrtarët e lartë, duhet të jetë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe të blinduar me prova. Debatet e brendshme nuk është mirë të dalin në media. Puna në grup është shumë problem. Pyetja e personit dhe komunikimi ka të bëjë me etikën e komunikimit, jo me formimin. 

Byroja e cila është për vepra të rënda, krijon një farë frike. Etika e komunikimit duhet të ndryshojë, pyetja. Apo prezantimi, kur prezantohen. Këtu ka vend për përmirësim. Për transparencë, personi për çfarë ke folur përtej procesverbalit, mund ta kesh dhe me audio. Gjatë pyetjes, i pyeturi mund të thotë bëri presion, ndërsa kur e ke me audio ngelet. Kjo ka vend për përmirësim. “, tha ai në studio e “MCN Live”.

Lidhur me testimet për BKH, ai tha se rëndësi ka dhe testi fizik dhe se shefi duhet të jetë më mirë se anëtarët.

Nuk po themi për testin e poligrafit, por duhet të plotësohet testi fizik. Janë teste që me ligj të posaçëm, janë të detyrueshëm. Edhe testi i poligrafit është detyrim. Janë një sërë ushtrimesh sportive si vrapi dhe pompat e tokës. SPAK duhet të jetë transparent për testet fizike. Drejtuesit mund të bëjnë dhe arrestime në flagrancë, ndaj duhet dhe testi fizik. Teorikisht dhe praktikisht dhe shefi duhet të dalë.”, shtoi ish-prokurori.