Shqipëria, aksionere në Sazan! Ja kompania që do ta përfaqësojë shtetin në investimin e Kushner

Aktualitet

Publikuar: 27/06/2025

Shqipëria, aksionere në Sazan! Ja kompania që do ta përfaqësojë shtetin në investimin e Kushner

Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik të dhëndrit të Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, në Sazan.

Burime bëjnë me dije se kompania, e regjistruar më 26 qershor në QKB, do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte ndërtimore.

Funksioni thelbësor do të jetë monitorimi i kontratave që lidhen për projektin.

Albanian State Development & Real Estate është emri i kompanisë ortake shqiptare që do të operojë krahas asaj të dhëndrit të Trump, në ishullin e Sazanit.