Ish ambasadori Agim Nesho, tashmë analist në Syri Tv, ka vijuar të tregojë prapaskenat e shkrimit të tij në Fox News, ku Rama etiketohej si “Ramaduro”, një term për të cilin Nesho tha se ishte frymëzuar nga Çim Peka.
Ai deklaroi se Fox News ka kërkuar prova, për çdo paragraf të artikullit ku kritikohet ashpër Rama dhe Nesho ka dërguar materialet, mes të cilave, si provë e parë, një emision i Çim Pekës për “Ramaduron”.
“Fox News kërkoi informacion për çdo paragraf. Duke u nisur nga fillimi, emisioni i Çim Pekës, “Ramaduro”, që e kanë parë live, jo vetëm seksioni politik, por edhe të tjerët, duke përfunduar deri në të gjitha deklarimet edhe në Parlamentin Europian. Çfarë kanë thënë deputetë të caktuar, informacione nga më të ndryshmet, mbi 300 e ca materiale shtesë, nga të cilat vetëm një pjesë të vogël i çova unë, si pikënisje për të botuar një qëndrim të tillë, sepse ky, mënyra si ka dalë ky shkrim, që prek një qeveri që ka blerë influencë politike deri te administrate Biden… Ideja e lapangjozëve që godasin, është çështja që Rama nuk kërkon ta përcaktojnë, sidomos në SHBA, se do ti mbetet gjithmonë. Kjo është“, tha Nesho.
Ndërkohë që Çim Peka sugjeroi se Nesho mund të jetë në prag të arrestimit nga Rama, ky i fundit tha se nuk trembet, pasi e mbron SHBA, por ka edhe solidaritetin e Berishës dhe “kolegëve gazetarë”.
“Ndihem se sadopak i shërbej që të demaskohet ky regjim. Nuk kam interesa, jam shumë i kënaqur të jem analist, me kolegët këtu në studio, por secili ka detyrë qytetare. Rama mund të blejë çdo gjë, mund të blejë votat, të prishë dhe të ndajë si plaçkën e tij ekonominë e Shqipërisë, por nuk mund të blejë, të paktën karakterin e njerëzve dhe fjalën e lirë. Ndihem mirë, i pakërcënuar, e di që mbrohem edhe nga shteti amerikan. Kam përkrahjen e të gjithë kolegëve, duke përfshirë që nga lideri i opozitës dhe kolegëve të mi gazetarë”