Kërkoi rinumërim, por tani me teori tjetër/ Alimehmeti: S’e ndoqa fare procesin! Votat janë manipuluar në kuti

Politikë

Publikuar: 27/06/2025

Kërkoi rinumërim, por tani me teori tjetër/ Alimehmeti: S’e ndoqa fare procesin! Votat janë manipuluar në kuti

Kandidati i PD-së për deputet në qarkun Tiranë, Ilir Alimehmeti, foli në emisionin “Log.” në News 24 për procesin e rinumërimit të votave.
Alimehmeti tha se ai nuk ka qenë fare i pranishëm në rinumërim dhe shprehet se votat janë manipuluar në kuti që ditën e zgjedhjeve.

“Nuk kam qenë fare i pranishëm të rinumërimi, sepse unë këtë proces e konsideroj rinumërim të diçkaje që është manipuluar në kuti, sepse te videot fillestare origjinale nuk tregojnë këto rezultate.” – u shpreh Alimehmeti.

Kujtojmë se Ilir Alimehmeti ishte kandidati i parë i PD-së që kërkoi rinumërim të votave në qarkun e Tiranës.