Kryeministri Rama shfaqet në parlament pas disa muajsh mungesë

Politikë

Publikuar: 26/06/2025

Kryeministri Rama shfaqet në parlament pas disa muajsh mungesë

Pas një mungese të gjatë në seancat parlamentare, kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kuvend.

Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku. Pamjet tregojnë teksa bisedon me Ballukun dhe prezenca e tij ka përbërë lajm, duke ditur faktin që kryeministri nuk merr pjesë shpesh në seanca.