Elira Kokona bën letrat për kulla te kalaja e Ali Pashës në Butrint, i vë syrin edhe Pallatit të Kongreseve dhe Bibliotekës Kombëtare për oligarkët

Krim & Korrupsion

Publikuar: 24/06/2025

Elira Kokona bën letrat për kulla te kalaja e Ali Pashës në Butrint, i vë syrin edhe Pallatit të Kongreseve dhe Bibliotekës Kombëtare për oligarkët

Si mos të mjaftonte tjetërsimi i pronave të ushtrisë me projektin Shqipëria 1 euro dhe kalimi i zonave në bregdet në pronësi të oligarkëve me ligjin e investimeve strategjike, vitin e kaluar qeveria shpiku një tjetër nismë për të kaluar në duart e të njëjtit rreth klientësh pronat dhe pasuritë e fundit publike që kanë mbetur. Në kordinim të heshtur me fije pranë Familjes Berisha që sundon opozitën, për të realizuar këtë synim grabiqar, qeveria vendosi nisjen e një partneriteti të ri me biznesin privat, për të sjellë atë që po e quan rijetëzimi i pronës shtetërore.

Janë piketuar prona strategjike, vila qeveritare, ndërtesa të vjetra, zyra, troje shtetërore etj., për disa oligarkë. Këta të fundit do të investojnë për të ngritur kulla, resorte dhe vila, ndërsa shteti do të përfitojë zyra ‘falas’. Plane të fshehta ka për kthimin në kulla të Pallatit të Kongreseve, Bibliotekës Kombëtare, madje në shenjestër është eshe Presidenca, e cila mund të zhvendoset në ndonjë godinë të dorës së tretë. Disa nga projektet zhvatëse, publike dhe të fshehura janë;

Prishja e Pallatit të Kongreseve për llogari të një oligarku, për të ndërtuar një kullë (projekt i fshehtë).

Ndërtimi i kullave te Kalaja e Ali Pashës në Vrinë, përballë Butrintit.

Prishja e Bibliotekës Kombëtare për t’i lënë vendin një kulle, e cila do të japë disa zyra për bibliotekën ose zhvendosjen e saj në Qytetin Studenti.

Godina e re e Bibliotekës Kombëtare në afërsi të Qytetit Studenti, me një sipërfaqe trualli prej 27 mijë m2.

Kthimi i vilave qeveritare në Vlorë në hotole luksoze.

Kthimi i vilave qeveritare në Velipojë në hotele luksoze.

Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Ndërtimi i kompleksit guvernativ në zonën urbane pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në një truall rreth 12 mijë m2.

Ndërtimi i tadiumit të “Selman Stërmasi, ku privati do të shfrytëzojë një territor 60 mijë m2.

Disa plane të tjera për të përlarë pasuritë publike janë në proces. Ato lindin zakonisht në darkat dhe drekat me verë të shtrenjtë.

Për zbatimin e këtij projkekti grabiqar është krijuar Korporata Shqiptare e Investimeve. Në krye Edi Rama ka vendosur zonjën Elira Kokona, e cila duket se do të përdoret si Ilir Beqja për koncensionet në shëndetësi.

Elira Kokona ka mbajtur funksione të rëndësishme në qeverisje pas vitit 2013. Kokona ka qenë sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Këto detyra i ka ushtruar në konflikt interesi me disa funksione dhe veprimtari të tjera, pasi në të njëjtën kohë rezulton se ka ushtruar aktivitetin e saj privat si avokate deri në vitin 2014. Madje zonja Kokona rezulton se ka mbrojtur në arbitrazh interesat e klientëve të saj që ishin në gjyq me qeverinë deri në vitin 2015.

Në vitet 2015-2016, në llogarinë e saj kanë kaluar rreth 450 mijë euro si pjesë e trashëgimisë nga zbatimi i dy vendimeve të Strasburgut.

Ka dyshime të forta se Elira Kokona ka përdorur funksionet si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas si Zv Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, për të mbledhur dokumente në funksion të çështjeve të saj kundër Shqipërisë.

Krahas funksionit të Sekretares së Përgjithshme dhe veprimtarisë si avokate në çështjet kundër shtetit shqiptar, zonja Kokona ka deklaruar të ardhura edhe mësimdhënia në Shkollën e Avokatisë, mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës, mësimdhënia në Universitetin Luarasi, si eksperte e KSHC, ekspertizë me KE.

Plani për resort te Kalaja e Ali Pashës

Një projekt i Korporatës së Investimeve Shqiptare, i iniciuar nga një vendim i Këshillit të Ministrave, i hap rrugën resorteve dhe ndërtimeve në skajin më jugor të Shqipërisë, fshatin Vrinë në Konispol. Ky fshat njihet për fushat e stërmëdha, që shtrihen në kufijtë e Parkut të Butrintit, te Kalaja e Ali Pashës dhe në kufi me Greqinë.

Prej disa kohësh kanë filluar verifikimet e statusit të pronës në atë zonë, për t’i hapur më pas rrugën ndërtimeve. Ose më saktë, prona private dhe ajo shtetërore, do t’i jepet firmave private ku shteti do të marrë një përqindje ndërtimi. Duket një skemë e mirëfilltë zhvatje, ku qeveria do t’i marrë pronën banorëve të zonës, më pas do të hartojë ndërtimet dhe do t’a shpallë në ankand.

E njëjtë siç ka ndodhur edhe me prona të tjera shtetërore, në Tiranë apo edhe në zonat bregdetare. Duket si një vjedhje e pastër, apo më keq transformimi i një pasurie të stërmadhe shtetërore. Shtrirja e fshatit Vrinë është në skajin fundor të Shqipërisë, atje “ku mbaron harta”, teksa zona më e lakmuar është ajo buzë detit Jon.

Resorte në fshatin Vrinë buzë detit Jon, ngjitur me Parkun e

Njoftimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare për projektin në fshatin Vrinë, në Konispol

Korporata e Investimeve Shqiptare thotë se disa javë më parë ka nisur një verifikim të pronave në fshatin Vrinë, Konispol në bazë të një VKM-je, të datës 20 nëntor 2024.

Resorte në fshatin Vrinë buzë detit Jon, ngjitur me Parkun e

Vendimi i Këshillit të Ministrave i muajit nëntor 2024 që i hap rrugë projektit në fshatin Vrinë

Redaksia jonë shfletoi edhe VKM-në që i hap rrugë tjetërsimit të pronave në fshatin Vrinë, në Konispol. Vendimi autorizon Korporatën që të koordinojë me institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të përfshira në çështjet e pronësisë apo administrimit të këtyre pronave për dhënien dhe shkëmbimin e informacionit apo të dokumentacionit të kërkuar në lidhje me të drejtat e pronësisë, që është i nevojshëm për një pasqyrim të gjendjes së pronësisë, caktimin më të saktë të kufijve të zonës dhe përfundimin me prioritet të procesit të regjistrimit të pronës në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Synimi është hartimi i një masterplani të zhvillimit të zonës, në të cilat ndodhen prona shtetërore. Nëse fushat e stërmëdha duhet të jenë ndarë me ligjin 7501, synimi i privatëve do të jetë zona bregdetare, në kufi me Greqinë. Janë disa gadishuj të vegjël, disa plazhe dhe ishulli fundor i Shqipërisë, Tongo. E gjithë zona është përballë ishullit të Korfuzit, madje edhe qytetit me të njëjtin emër në Greqi. A mos ndoshta kjo zonë do të shndërrohet me resorte?!