Deputeti i PD-së sfidon KAS dhe policinë, rikthehet në ambientet e rinumërimit në pallatin e sportit “Farie Hoti”

Politikë

Publikuar: 23/06/2025

Deputeti i PD-së sfidon KAS dhe policinë, rikthehet në ambientet e rinumërimit në pallatin e sportit “Farie Hoti”

KAS vendosi të ndalojë hyrjen e deputetit të Partisë Demokratie, Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pas incidenteve të ndodhura këtë të hënë.

Dogjani pas incidenteve të shënuara me anëtarët e KAS u largua nga salla ndërkohë që anëtarët e KAS firmosen shkresën që ndalon hyrjen e tij në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”.

Deri në përfundim të procesit të rinumërimit Asllan Dogjanit i ndalohet të futet në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti”, por këtë rregull demokrati e shkeli pak çaste më vonë. Demokrati sfidoi KAS dhe policinë, duke u futur sërish në sallën e rinumërimit.

Dogjani pretendon për vjedhje votash, ndërsa anëtari i KAS Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se do të thërrasë policinë. Mirëpo, kjo duket sikur e agravoi më tej situatën, pasi Dogjani përdori fjalë të papërshtatshme.