A do të jetë deputet në Parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

Politikë

Publikuar: 21/06/2025

A do të jetë deputet në Parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur për mandatin e marrë nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit dhe se kujt do t’i takojë ai.

I pyetur nëse ai vetë do të jetë deputeti përfaqësues i koalicionit, Lapaj tha se janë ende duke ndjekur procesin dhe do të ketë disa hapa deri në shprehjen e mandatit.

Nisida Tufa: Ju do të jeni deputet?

Adriatik Lapaj: Në po ndjekim procesin, do të ketë hapat e veta, derisa të vijë radha e shprehjes së mandatit. Ajo që është e sigurtë, është se i kemi një rruge që nuk ka kthim pas. Është e vërtetë që pritnim më shumë mbështetje se kaq. Ne i shtrimë dorën të gjithëve, kjo për nevojën për ndryshim.

Ne do të ndjekim gjithmonë rrugën e ligjit. Mandati ynë në Kuvend do të jetë “pigment”.