Tabaku: Kemi nevojë për reforma dhe luftë të vërtetë ndaj korrupsionit, ligji për Prokurimet Publike s’është rishikuar ende sipas standarteve evropiane

Politikë

Publikuar: 19/06/2025

Tabaku: Kemi nevojë për reforma dhe luftë të vërtetë ndaj korrupsionit, ligji për Prokurimet Publike s’është rishikuar ende sipas standarteve evropiane

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit, theksoi se Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta për të bërë të mundur integrimin e vendit. Sipas saj, qeveria nuk ka treguar vullnet për të bërë reforma në sektorë të ndryshëm. Duke u ndalur te ligji i prokurimit publik, ajo tha se nuk është rishikuar akoma sipas standarteve evropiane, ndërkohë që ka mungesë të theksuar transparence në dhënien e tenderave.

“Ligji mbi prokurimin publik nuk është rishikuar akoma me standartet evropiane. Madje opozita propozoi një paketë për prokurorimin publik që ta përafronte me standartet evropiane dhe qeveria refuzoi. Tenderat publikë nuk kryen përmes një konkurrence të hapur dhe transparente, përmes sistemit elektronik dhe lë hapësirë për volum të madh të tenderave publike që kanë rritur shumë dukshëm. Procesi ngelet i përjashtuar nga aplikimet që duhet të bëhen përmes sistemit elektronik. Përsëri kemi mungesë transparence në aplikimin e teknologjisë informative në prokurimin publik. Ka kosto të rritura për prokurimin poublik kur vjen puna që shumica e tenderave, të paktën 80% e tyre jepen me 99% me vlerën që duket. Në shumë raste, kanë treguar mungesë udhëheqje, metodologjie dhe të aprovimit të një sistemi elektronik. Së fundmi, përqendrimi i kontratave në disa biznese pa konkurrentë të huaj dhe në shkelje të marrëveshjes. Për shembull ajo e Aeroportit të Vlorës që u dha pa konkurrencë ndërkombëtare, Porti i Durrësit u dha pa konkurrencë ndërkombëtare. Ajo që ka ndodhur me fondet e IPARD në Shqipëri, ku një shkelje një sistem, gjeti një skemë korruptive, ku u abuzua me fondet publike dhe KE ndaloi 160 mln euro. Kjo në fakt ngre shqetësim të madh për mënyrën se si funksionon dhe vetëmenaxhimin e fondeve të BE në të ardhmen. Nëse ta marrim integrimin në mënyrë serioze, duhet të marrim reforma jo vetëm në letër. Duhet të fillojmë me rikthimin e transparencë, fuqizimin e institucioneve. Të paktën dy ligje u aprovuan në parlament që jepnin kontrata sektorëve specifikë. Gjatë viteve kemi parë krijimin e shumë komisioneve që u përpoqën të fillonin me fjalën reformë, por në raportin e fundit të PE, tha që ky komision i veçantë për reformat nuk ka transparencë në çështjet kryesore se po përpiqet të monopolizojnë sisteme të caktuara si ai i drejtësisë dhe realiteti ka treguar progres zero. Shqipëria ka nevojë për reforma dhe luftë të vërtetë të korrupsionit.”, theksoi Tabaku.