“Në Kavajë, PL-së iu tjetërsuan votat” – Blushi thumbon opozitarët: Çdo deputet që kërkoi rihapjen e kutive duhet të jetë prezent 

Politikë

Publikuar: 19/06/2025

“Në Kavajë, PL-së iu tjetërsuan votat” – Blushi thumbon opozitarët: Çdo deputet që kërkoi rihapjen e kutive duhet të jetë prezent 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili në shtator do të marrë edhe detyrën si deputet, Tedi Blushi tha se gjatë procesit të rinumërimit po konstatohen parregullsi, që sipas të cilit, tregojnë manipulimin dhe atë që ka deklaruar kreu i misionit të OSBE/ODIHR Lamberto Zannier se zgjedhjet nuk ishin të barabarta.

“Nuk e prisnim këtë proces për të vërtetuar atë terror elektoral që ka ndodhur më 11 maj sepse faktet tanimë janë publike, janë konstatuar edhe nga vetë kreu i misionit të OSBE/ODIHR, të mos harrojmë rezolutën e PE, 4 rezolutat e organizatave më të mëdha politike, të cilat janë shprehur mbi atë çfarë ka ndodhur me 11 maj.

Por sigurisht edhe ky proces ka rëndësinë e vet për të faktuar atë çfarë ka ndodhur në çdo qendër votimi. Pak a shumë është i njëjti fenomen që kostatohet kudo edhe nga ky proces rinumërimi, edhe ditën e votimi, shumë qendra në kryeqytet, ka pasur parregullsi. Po konstatohen thuajse çdo kuti votimi çka tregon edhe njëherë atë çfarë Zannier e tha qartë se këto zgjedhje nuk ishin as të lira dhe as të barabarta.”, u shpreh Blushi për Report TV.

I pyetur për kërkesën për rinumërimin e votave në Kavajë ndryshe nga PD-ja aleate, Blushi u shpreh se qëllimi i tyre është që të verifikojnë dyshimet e tyre për tjetërsim votash.

“Ka qenë e kërkesë e vetme e PL e zotit Meta, që e ka bërë të qartë edhe arsyet se në këtë bashki ka dërguar më shumë drejtuar mbështetësve sesa rezultojnë vota. S’ka lidhje sa i përket mënyrës së funksionimit të koalicionit apo të bashkëpunimit me PD, është thjesht pët të verifikuar dyshimet tona të arsyeshme se në këtë bashki ka pasur tjetërsim votash. Në vlerësimin tonë nuk ka tretje të votave të PL, por tjetërsim. “, tha Blushi.

Një kunj duket se pati edhe për deputetët e PD që kanë kërkuar rinumërimin e votave, ndërkohë që nuk janë prezent në proces.

“Së pari është detyra e çdo deputeti të jetë këtu, sidomos të çdo deputeti të opozitës që ka kërkuar këtë proces rinumërimi. Përfaqësues e opozitës janë këtu se 24 vëzhgues të koalicionit tonë janë prezent duke monitiruar procesin, por esbhtë cëdhtje vullneti dhe përgjegjshmërie. Nuk mund ta lëmë këtë proces ne si forcë politike përsa kohë kemi kërkuar rinumërimin e votave dhe duhet monitoruar nga të gjithë prezent këtu live”, shtoi Blushi.