Erion Alibej zbardh vrasjen e vëllait të Talo Çelës: U angazhuan çunat e Fushë-Krujës, Nuredini më shkrojti “Mbaroi Bujari”

Aktualitet

Publikuar: 17/06/2025

Erion Alibej zbardh vrasjen e vëllait të Talo Çelës: U angazhuan çunat e Fushë-Krujës, Nuredini më shkrojti “Mbaroi Bujari”

Vijon dëshminë këtë të martë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej.

Alibej ka dhënë detaje për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Erjon Alibej: Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, vendosa që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. Xhuljani me jepte informacione.

Ndërhyn Xhuljan Hoxha nga kafazi: Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt qe ke folur me mua o Tomaso Busheta… (Tommaso Buscetta një mafioz italian dhe bashkëpunëtor i drejtësisë).

Erjon Alibej: Për Bujarin vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua Skerdi Tase për ta ekzekutuar dhe Henrik Hoxha. E morën si punë, u angazhuan të dy. U morën disa ditë rresht per ekzekutimin e Bujar Çelës. Nuk e kuptova pse u tërhoqën, as sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar pse nuk e vranë. Informacionet për Bujarin unë i kisha të gjitha, përveç informacioneve qe kishte Nuredini nga Eljo Bitri.

Nuk u arrit në atë periudhë, pastaj Bujari u mor me Abedin Mamen. Më pas, sa i përket ditës së ekzekutimit të Bujarit, u angazhuan ditë përpara çunat e Fushë Krujës, Besi dhe Veri (Besian Xhixha dhe Enver Diva). Çunat e Fushë Krujës, ditën e ekzekutimit, kanë ardhur me një Renault ngjyrë qumështi, me atë erdhën nga Fushë Kruja. Kanë pritur njëherë te shtëpia e Bujarit, një komshi i pa dhe ata u tërhoqën. U larguan nga zona aty dhe më pas u afruan te lokali ku ishte Bujari. Pasi kanë mbaruar veprimin, më ka shkruajtur Nuredini në sekond që “mbaroi Bujari”. Makinat u larguan njëkohësisht, Renaulti u dogj, më pas me makinën E Class shkuan për Fushë Krujë.