Vllaznia ka nisur një “luftë” me Bashkinë Shkodër, dhe kjo për shkak të një koncerti që do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” nga Bujar Qamili.
Sipas klubit shkodran, ky koncert do të zhvillohet pa autorizim.
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe klubi kanë ngritur një kallëzim penal për drejtorin e Drejtorisë së Kulturës dhe drejtoreshën e Kulturës. Xhaferi ka shpërndarë dhe një barcaletë, duke ironizuar Bashkinë.
“A ma jep stadiumin për dasmë, me thirrë teze, halla dhe daja? Humor që e kuptojnë vetëm shkodranët. Ma bafshi natën e mirë”, shkruan presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi. “Kjo është pak estradë. Humor shkodran si i themi ne. Jam sponsor i koncertit dhe kam marrë njoftimin nga Bujari (Qamili) personalisht që do bëjë një koncert të madh dhe i kam thënë me kënaqësi. Nuk është krenari vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë që ta mbështesim Bujarin të na japë atë muzikën e bukur. Por ndërkohë që jam sponsor, kjo është edhe pjesa e humorit, nuk isha fare në dijeni se ku do bëhej koncerti. Po flas për klubin në këtë rast, por edhe për Federatën.
Kjo është një situatë e paprecedentë, sepse mesa mbaj mend, në 30 vitet e fundit, stadiumi “Loro Boriçi” nuk është përdorur për ndryshim destinacioni përveç eventeve sportive. Në këtë rast ne po flasim për një ndryshim destinacioni. Nuk është çështja e koncertit të Bujarit, por për një qasje që ka Bashkia e Shkodrës karshi një tempulli që është i të gjithë shkodranëve, nuk është absolutisht i as i Vllaznisë e as i Bashkisë, por i gjithë shkodranëve. Madje i gjithë shqiptarëve, se aty janë luajtur ndeshje të Kombëtares…
Nuk është bërë asnjë event kulturor qëkur është bërë stadiumi i ri. Çështja është që nëse ndërrohet destinacioni, sipas ligjit, duhet që të merret vendimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Nga ana e bashkëpunimit që kemi me Bashkinë Shkodër dhe Federatën, duhet minimalisht që të ulen palët dhe ta diskutojnë