Rama ndan videon me deputetët e rinj të Gjirokastrës: Skuadra fituese për Shqipërinë 2030

Politikë

Publikuar: 15/06/2025

Rama ndan videon me deputetët e rinj të Gjirokastrës: Skuadra fituese për Shqipërinë 2030

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga bukuritë e Gjirokastrës, teksa risjell dhe në vëmendje kandidatët fitues në zgjedhjet e 11 majit.

Në shtator në Kuvend si deputetë të qarkut Gjirokastër do të hyjnë Mirela Kumbaro, e cila ishte në listën e mbyllur, dhe që shënon mandatin e tretë.

Ndërsa dy të tjerët Piro Dhima dhe Tërmet Peçi, të cilët ishin në listën e hapur, hyjnë për herë të parë në Kuvend. Peçi dha dorëheqjen nga bashkia e Tepelenës për të garuar më 11 maj. 

Në video, shfaqen gjithashtu Kumbaro, Dhima dhe Peçi teksa takohen me qytetarët.

Skuadra fituese e Gjirokastrës për Shqipërinë 2030”, ka shkruar kryeministri.

https://www.facebook.com/share/v/16hAqi66ne/?mibextid=wwXIfr