Kush është gjyqtarja Albana Boksi që do të vendosë për Erion Veliajn, rrëzoi SPAK-un për mediat. A do t’a sfidojë linjën greke Bani, noterin histerik Dado dhe ‘virgjërorin’ Pëllumbi?

Aktualitet

Publikuar: 15/06/2025

Kush është gjyqtarja Albana Boksi që do të vendosë për Erion Veliajn, rrëzoi SPAK-un për mediat. A do t’a sfidojë linjën greke Bani, noterin histerik Dado dhe ‘virgjërorin’  Pëllumbi?

Albana Boksi është anëtarja e Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, nëse do të vijojë të qëndrojë në burg apo do të ndryshojë masën ekstreme të sigurisë, duke ndryshuar një praktikë të SPAK dhe GJKO, të kritikuar gjerësisht, duke mbajtur njerëz në burg pa vendim fajësie, pa akuzë, madje edhe pa prova.

Po kush është Albana Boksi?

Albana Boksi ka lindur në Shkodër në 7 tetor 1974. Në vitet 1993 – 1997 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër. Në vitet 1998 – 2001 ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës, Tiranë, duke fituar titullin “Magjistrat Gjyqtar”. Në vitin 2000 është emëruar gjyqtare në Tiranë, ku ka kryer stazhin profesional.

Në vitin 2001 është emëruar gjyqtare në Elbasan. Në vitin 2006 është emëruar gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë, në nivelin “Master shkencor në të drejtën penale”. Prej muajit maj 2011 deri maj të vitit 2014, ka punuar si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës. Gjatë viteve 2014 – 2019 ka ushtruar sërish funksionin e Gjyqtares në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë.

Në 5 prill 2019, Albana Boksi kaloi procesin e Vetingut pa probleme, duke u konfirmuar në detyrë. Në muajin dhjetor 2019 është caktuar në pozicionin e Gjyqtares në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në mars 2021 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lartë.

Znj. Boksi ka një eksperiencë të pasur në fushën e mësimdhënies në disa univeristete publike dhe private. Ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës. Është bashkëautore në disa botime e studime si; “Manual i Etikës Gjyqësore”, “E drejta për akses në gjykatë në çështjet civile”, etj., si edhe pjesë e grupit të ekspertëve në hartimin e Komentarit Elektronik të Kodit të Procedurës Penale.

Rrëzoi SPAK-un për mediat

Albana Boksi ka qenë pjesë e trupës gjykyese në Gjykatën e Lartë që rrëzoi SPAK-un për sekuestrimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike të gazetarëve të Lapsi.al për t’i bërë pjesë të hetimit lidhur me rrjedhjen e databazës masive të ‘patronazhistëve”. Treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Ilir Panda dhe Medi Bici, kanë refuzuan edhe kërkesën e paraqitur nga SPAK, që kërkonte nga Gjykata e Lartë të vendoste masën e sigurisë detyrim paraqitje për gazetarin Elton Qyno, për një çështje të sajuar nga Altin Dumani për inate dhe mllef personal ndaj gazetarit. Çështja, ku Dumani akuzonte gazetarin për gjoja korrupsion pasiv në sektorin privat, u zhbë nga Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë.

Dosja me sajesa e Veliajt, roli i Ols Dados

Për dosjen që ‘fut ujë në të gjithë anët’ të Erion Veliajt është përdorur prokurori i SPAK-ut, Ols Dado, noter i Visit të Pojës dhe Troplinëve në Shijak, i diplomuar me pesa, i emëruar në sistemin e prokurorisë në kundërshtim me ligjin nga mikesha e tij Ina Rama, me ndërhyrjen e markuesit të tij Sokol Olldashi, me prona të dyshimta dhe pallat në Tiranë, që përdor funksionin publik për leje ndërtimi, që thotë se ka bërë kurs për filozofi në Athinë gjatë periudhës janar-prill 1993, që sillet në gjyq si gango apo si G-Bani në BBV 4, që fut në dosje aludime për tradhti si të ishte faqja VIP-at e Bllokut, i lakuar në dosjet e Sky ECC, pra një prokuror me njëqind njolla, i cili minimalisht sot duhej të ishte pezulluar nga detyra.

Dosja me natyrë trilleri e Ols Dados u miratua nga gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani, me hotel dhe pallat në Sarandë, i skeduar si militant i PD-së, me lidhje të dyshimta me lobin grek, madje anëtarët e familjes së tij, përfshirë edhe prindërit, kanë ndryshuar emrat duke i bërë grekë.

Vendimi i Erjon Banit për të mbajtur në burg Erion Veliajn pa asnjë provë dhe pa akuzë, por vetëm me disa thashetheme të Ols Dados rreth gruas, u la në fuqi nga ‘virgjërori’ i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi, të cilit dyshohet se vendimet ia shkruan Florjan Kalaja, vëllai i kandidatit për deputet i PD-së.

Madje Pëllumbi shkoi më tek, pasi shkroi në vendim se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e grupi të strukturuar kriminal, duke theksuar se ky tipar nuk do të merret në konsideratë pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit në caktimin e masës së sigurimit, ku gjykata nuk mund të jetë më e ashpër se sa prokuroria.

Po pse e shkruan kur e di se nuk merret në konsideratë? Pse e shkruan kur nuk je në rolin e gjyqtarit paraprak? (Mirë që nuk ka shkruar ‘tiparet e grupit të strukturuar seksual’).

Skandali i dyfishtë

Në dosjen për korrupsionin e pretenduar të Erion Veliajt, me prokuror kryesor Ols Dadon, aludohet për një raport të dyshimtë mes arkitektit Olsi Eftimi dhe Ajola Xoxës, bashkëshortja e Erion Velaijt. Pa asnjë vlerë për hetimin, duke thyer rëndë etikën, besimin e publikut te drejtësia, përdhosur detyrën dhe dhunuar jetën private të personave nën hetim, Ols Dado dhe Sameti i Libofshës kanë shkruar qëllimisht në dosjen paraprake detaje rreth raportit Xoxa-Eftimi, krejtësisht të panevojshme dhe të padobishme për çështjen, por për të denigruar dhe poshtëruar moralisht Veliajn.

Kujtojmë që Ols Dado ka pranuar se i kishte kërkuar Veliajt leje për të ndërtuar një pallat në Tiranë, edhe pse nuk ka shjegim se në çfarë cilësie ka ndërhyrë.

Nëse Erion Veliaj ka vjedhur paratë publike, të mbyllet në burg dhe t’i sekuestrohen pasuritë. Por, është e rrezikshme për qytetarët dhe shkallmuese për reputacionin e SPAK, që një prokuror, i emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin dhe me një karrierë bazuar në mashtrim, të përdorë funksionin publik për të futur hundët jetën private dhe familjare, duke aluduar apo sajuar histori tradhtie, me qëllim lehtësimin e brengave të brendshme apo denigrimin e personave nën hetim, çlirimin e nyjeve emocionale apo mllefeve personale.

Ndërkaq, fiksimi i prokurorit Dado pas kësaj historie nuk ndalet dhe as nuk zbehet, duke e vizatuar atë si një regjizor telenovelash. Në intepretimin e përgjimeve të Veliajt në burgun e Durrësit, Dado ndalet dhe analizon një bisedë mes Veliajt dhe zonjës Xoxa, për aludimet në dosjen e parë që Dado kishte bërë për raportin e zonjës Xoxa me Eftimin. Veliaj kërkon një shpjegim nga zonja Xoxa për këtë aludim. Dhe pikërisht këtë diskutim mes bashkëshortëve, pa asnjë lidhje me hetimin, Ols Dado e fut në relacionin, me të cilin kërkoi që Veliaj të qëndronte në burg.

Jo vetëm kaq. Por, pasi ka analizuar raportin familjar të të burgosurit Veliajt dhe i ka përfshirë këto elemente në relacionin e paraqitur në gjykatë, ky raport është bërë publik për të nxitur fantazinë e publikut. Këtë devijim të Ols Dados nga detyra për të cilën e paguajnë 56 mijë euro në vit dhe fiksim të tij pas jetës private të personave nën hetim, gazetari Mero Baze e ka lexuar si një vuajtje nga kompleksi i tradhëtisë së gruas, duke iu referuar vendimi të divorcit të Ols Dados.

Në këto kushte, Ols Dado, vuan apo jo nga kompleksi i tradhtisë së gruas, është i justifikuar dhe i mbuluar nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Trapllëqet e Ols Dados për raportet emocionale të të burgosurit me bashkëshorten, janë reflektuar në vendimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi, i cili la në burg Veliajn. Engert Pëllumbi jo vetëm nuk i skarcoi këtë marrëzira, por i reflektoi në vendimin e tij për të lënë në burg Veliajn me pretendimin se prish provat dhe se mund të arratiset.