Elton Karapici ‘makthi’ i biznesit VIP, taksidari që nuk e mbyll bllokun pa mbushur torbën e korrupsionit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 12/06/2025

Elton Karapici ‘makthi’ i biznesit VIP, taksidari që nuk e mbyll bllokun pa mbushur torbën e korrupsionit

Elton Karapici është një nga taksidarët e tatimeve më të denoncuar nga biznesmenët në e-mailin e kryeministrit Edi Rama dhe dritare të tjera, për përdorimin e funksionit publik për mbushjen e torbës së korrupsionit, përmes veprimeve arbitrare, kontrolleve abuzive dhe fabrikimit të gjetejeve, me qëllim për të mbledhur kuotën mujore të ryshfetit. I njohur herë si Elton Gjoba dhe herë si Karapic Torba, inspketori i biznesit VIP, që shihet nga taksidarët vetëm për t’u zhvatur, kërkon 10-20 mijë euro për çdo biznes VIP që ka nën hyqëm si kontrollor, pavarësisht

Karapici ka gjetur lidhjet e duhura, duke u ngjitur në funksion inspektori i biznesit të madh, por sipas disa denoncimeve, Elton Karapicin nuk e mbyll asnjë muaj bllokun me shenjestrat e tij pa e mbushur torbën e gjobave me qindra mijëra euro. Paratë e ryshfetit i ka investuar në pasuri të paluajtshme, të cilat do t’i ekspozojmë në vijim.

Në e-mailin e kryeministrit, me shumë denoncime me evidenca, foto dhe video, Karapici është kthyer në simbol i yryshit të taksidarëve ndaj biznesit. Pas fitores së thellë në zgjedhjet e 11 majit, Edi Rama paralajmëroi ndryshime radikale në qeverisje, ndryshime të cilat reflektohen edhe me ndryshimin e linjave në tatime, dogana dhe çdo degët e nëndegë të qeverisjes. Ndërkaq, dy javë më parë është ndryshuar edhe drejtoreshave e tatimeve për biznesve VIP.

Në krye të Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj mësohet se ka ardhur Jonada Dishnica. Në këtë klimë ndryshimesh, duket se Karapici dhe Karapicët e tjerë kanë intensifikuar lëvizjet për të mbledhur gjobat, ndoshta të fundit, ndaj bizneseve.

Në dijeni të veprimtarisë grabiqare të disa inspektorëve është edhe Ilir Binaj, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i njohur si mik dhe ortak me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, në biznesin e hartimit të bilanceve të kompanive private e shtetërore. Babai i tij, kontabilisti i njohur Agim Binaj, gjatë viteve 2018-2023 i dërgonte disa letra Edi Ramës, duke i shpjeguar skemat e vjedhes në tatime.