Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK

Aktualitet

Publikuar: 11/06/2025

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule është paraqitur pranë ambienteve e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) këtë të mërkurë.

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në SPAK.

Dhori Kule ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës.