Ilir Demaliaj: Rinumërimi do i kthehet Berishës si boomerang, nuk ka asnjë shans që të përmbyset rezultati

Politikë

Publikuar: 10/06/2025

Ilir Demaliaj: Rinumërimi do i kthehet Berishës si boomerang, nuk ka asnjë shans që të përmbyset rezultati

Analisti Ilir Demalia, u shpreh se Partia Demokratike ende nuk e kupton se ku është. Sipas tij PD është një klan, një sekt që quhet “sekti i familjes Berisha”.

Ndërsa komentoi kërkesat për rinumërim, Demalia tha se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të përsëriten, ndërsa tha se qëllimi i vetëm i Berishës është të mbrojë veten.

Le të numërohen është e drejta e atyre që e kërkojnë, por kam përshtypjen se do t’i kthehet në boomerang partisë demokratike. Rinumërimi i votave nuk mendoj se do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve.

Nuk ka asnjë shans që të përmbyset rezultati. Por do shohim se ato që kanë qenë më të interesuar për rinumërim janë ato që kanë pasur luftën brenda llojit”, tha ai në një intervistë në “News Line” në ABC News.