Rrufeja godet 65-vjeçarin në Ersekë, humb jetën në vend 

Aktualitet

Publikuar: 04/06/2025

Rrufeja godet 65-vjeçarin në Ersekë, humb jetën në vend 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja, e për pasojë ka humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili dyshohet se u godit nga rrufeja.

Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit.