Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

Aktualitet

Publikuar: 03/06/2025

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

Seanca gjyqësore ku po dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej është shtyrë për në datën 5 qershor, ora 10:00, për shkak të mungesës së disa avokatëve të të pandehurve.

Alibej, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka dhënë informacione të rëndësishme për ngjarje kriminale të bujshme, përfshirë vrasjen e vëllait dhe xhaxhait të tij në Bradashesh.

Deklaratat e tij kanë çuar në hetime nga SPAK dhe BKH për verifikimin e këtyre informacioneve.