KAS i rrëzoi sot kërkesën demokratëve për të hapur 43 kuti votimi në Vlorë, ku ishte deklaruar 0 fletë votimi e papërdorur. Partia Demokratike pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura.
KQZ sqaroi një ditë më parë se gjithçka ishte burim i paskatësive në procesverbalet e Qendrave të Votimit.
Megjithatë sot demokratët këmbëngulën dhe me kërkesë të 2 anëtarëve të KAS, u vendos që të hapen dhe të këqyren 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës, nga një për secilën bashki, Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq. Të 4 kutitë e votimi u përzgjodhë si kampion nga vetë përfaqësuesit e PD-së. Kutitë hapen vetëm për të verifikuar se sa fletë votimi janë të papërdorura, kur në sistem janë deklaruar 0 fletë të tilla nga Duket se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe deputetja aktuale e PL Monika Kryemadhi do të vijojnë të lëshojnë sulme ndaj njëri-tjetrit. Blushi tha gjatë një interviste televizive, se pjesëmarrja e Monika Kryemadhit në fushatën për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar si një “shaka të madhe”, pasi sipas tij, deputetja ftonte qytetarët të votonin për Ilir Metën, e në të njëjtën kohë godiste bashkëpunëtorët më të afërt të tij.
Më tej ai theksoi se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe të shoqëruara me presion dhe kërcënime ndaj qytetarëve, duke i quajtur ato “terrorizëm elektoral”. Ai deklaroi se administrata publike është përdorur masivisht dhe se qytetarët janë kërcënuar me vendin e punës
“Zgjedhjet e 11 majit ishin terrorizëm elektoral. Ka pasur kërcënime për largim nga puna dhe është përdorur masivisht administrata publike. Partia e Lirisë ka nisur analizën e rezultatit. Nuk doja të flisja për temën e fushatës, është shaka e madhe që ndërkohë që fton njerëzit që të votojnë Metën, godet bashkëpunëtorët e tij më të afërt. 8000 heronj në kushte të vështira presioni e shantazhi votuan për presidentin Ilir Meta.
Këtë javë mbyllim procesin e analizës. Do vetëpastrojmë partinë, nga ata individë që kanë përfituar nga PL dhe Meta, por që janë sot pranë Edi Ramës. Këta individë i kanë marrë fytyrën vetes së vet. Votat e Partisë së Lirisë janë tjetërsuar. Pra votat nuk janë tretur, pasi njerëz të PL janë aktivë. Partia ka strukturë solide. Meta në qendrën e tij të votimit doli më mirë se edhe ne të tjerët që ishim në liri. Sigurisht që ka vend që të vetëpërmirësohemi. Ka qenë parti që është goditur fort, teksa presidenti i partisë mbahet në izolim ekstrem”, tha Blushi në Neës24.