Gazetarja: Lufta e Berishës me Bardhin, Bashën, Alibeajn dhe ‘de facto’ me Metën kanë dobësuar PD-në

Politikë

Publikuar: 03/06/2025

Gazetarja: Lufta e Berishës me Bardhin, Bashën, Alibeajn dhe ‘de facto’ me Metën kanë dobësuar PD-në

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh se Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë, e cila shkon përtej institucioneve dhe prek dimensionin politik dhe moral të partisë.

Sipas saj shkaku kryesor për këtë krizë janë luftërat e Berishës dhe aleancat “de facto” që ai krijon.

Po flasim për një krizë shumë të thellë, ku nuk flitet vetëm për institucione, por flitet edhe për politikë e moral.

Fragmentarizmi që i është bërë Partisë Demokratike dhe lufta që Berisha ka me Bardhin, Bashën, Alibeajn edhe aleanca ‘de facto’ që ka me zotin Meta e ka dobësuar PD-në, në një mënyrë të paprecedentë,” u shpreh Llabani në emisionin “360 Gradë” në ABC News .

Sipas saj, situata brenda PD-së është përkeqësuar ndjeshëm nga ndarjet dhe përplasjet e brendshme, duke krijuar jo vetëm paqartësi politike, por edhe tensione që rrezikojnë strukturën e partisë.

Flitet për një grup armiqësor brenda PD-së, i cili po strukturohet,” shtoi gazetarja.