Flasin deputetët e PS që nuk do të jenë më në parlament

Politikë

Publikuar: 29/05/2025

Flasin deputetët e PS që nuk do të jenë më në parlament

Socialistët që nuk fituan apo që nuk u bënë pjesë e listave të Partisë Socialsite, nuk shprehën asnjë lloj zhgënjimi me rikthimin e tyre në Parlament, madje disa prej tyre thanë se nuk e kanë mbyllur këtu karrierën politike.

Nuk më vjen keq për asnjë gjë, PS bëri super rezultat”, tha Toni Gogu. “Unë i kam hyrë politikës për të shërbyer dhe shërbesa mund të vazhdojë në çdo kapacitet”.

Ndërsa deputeti Xhemal Qefalia, i cili mbeti jashtë listës së Tiranës për shkak të kuotave gjinore, u shpreh i qetë: “Është ligj që e kemi miratuar vetë”.