Zbulohet një tjetër rast i ushqimit me salmonelë në Gramsh, shkon në 14 numri i të infektuarve

Aktualitet

Publikuar: 25/05/2025

Zbulohet një tjetër rast i ushqimit me salmonelë në Gramsh, shkon në 14 numri i të infektuarve

Që nga dita e djeshme, në një kopsht në Gramsh u zbulua ushqim i kontaminuar, që bëri që disa fëmijë të helmohen dhe të paraqiten me urgjencë në spital. Nga rasti në kopsht në qytetin e Gramshit, analizat konfirmuan se katër fëmijë ishin kontaminuar me salmonelë.

Burime bëjnë me dije se ka shkuar në 14 raste numri i të diagnostikuarve me salmonelë në Gramsh.

Kujtojmë se ditën e djeshme katër fëmijët e kopshti numër 1 u paraqitën me shenja helmimi dhe u transportuan me urgjencë në spital.

Analizat konfirmuan më pas se fëmijët ishin kontaminuar nga salmonela.