Helmimi me salmonelë i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, mjekja: Situata jo e lehtë 

Aktualitet

Publikuar: 25/05/2025

Helmimi me salmonelë i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, mjekja: Situata jo e lehtë 

Mjekja mikrobiologe e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit, Dafina Shtylla, ka folur lidhur me helmimin e fwmijwve në kopshtin publik nr.1 në Gramsh.

Mjekja deklaron se janë 5 raste me salmonelë dhe shprehet se situata nuk paraqitet aspak e lehtë.

Është situatë jo e lehtë por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të ekzaminohet në analiza, por ne kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë. Kjo sëmundje bakteriale zakonisht merret nga goja ndaj dhe njihet më së shumti “sëmundja e duarve të palara”, tha mjekja për News24.