Kulisat e votës në qarkun e Babales, një përgjim bombë dhe pse Berisha bëri paqe me senatorin Xhafaj

Kryesore

Publikuar: 23/05/2025

Kulisat e votës në qarkun e Babales, një përgjim bombë dhe pse Berisha bëri paqe me senatorin Xhafaj

Ka shumë kontestime, vota të vjedhura apo të blera nga socialistët, por kur vjen puna për të treguar aktet, vetë demokratët u “blenë”.

Në luftën për pushtimin e votave të Njësisë 5, i ashtuquajturi hambari socialist, dy senatorët e PS u përplasën keq. Të dy me zyra “ilegale”, spiunuan njeri-tjetrin te demokratët. U panë skena të “egra” në dyert e patronazhistëve të Erion Braçes.

Nuk u pa i njëjti agresivitet te zyra e senatorit Xhafaj, pak metra nga udhëkryqi i Komunës së Parisit. Burime afër PD-së tregojnë se dy fanatikë të Sali Berishës u paguan fort në çastin e fundit për të mos bërë “zhurmë”.

Djemtë e shkathët socialistë, arritën t’u gjejnë “Pin”-in e t’u mbyllin gojën kolegëve demokratë.

Dy menaxherët e “deal”-it u panë me para të vraponin drejt barrikadës demokrate. Nga ana tjetër, policia vëzhgonte hyrje-daljet prej ditësh, pasi ishte informuar se nga dera ilegale dilnin para dhe ishte instaluar një sistem i tërë pajisjesh patronazhimi.

Nuk është e qartë nëse mes civilëve kanë qenë edhe hetues nga SPAK, por një burim pranë redaksisë pretendon se disponohet një informacion “bombë”, nga përgjimet në terrenin ku “sistemoheshin” votat e Njësisë 5.

Dy patronazhistë të ekzaltuar janë kapur duke treguar fuqinë e deputetit të tyre, ku mes bëmash pushteti, njeri e kthen kokë poshtë “Babalen” që e njohim si histori politike dhe mediatike.

Njëri personazh me emrin Flavio është identifikuar si djali i të ashtuquajturit “lëtyra e mikrokredive”, Emin Barçi. Tjetri, burimet policore thonë se është pinjoll i ish-sigurimsit famëkeq të para viteve ‘90, Fahri Kraja.

Një pikëpyetje e madhe del nga të dhënat që kanë mbërritur deri tani në redaksi:

A janë blerë demokratët që nuk e hapën gojën në kohën e duhur, për të zbuluar “fabrikën” kryesore ku përpunoheshin votat socialiste?

Por fitorja plebishitare e kryeministrit Rama, mund të bëhet më shumë pis nga versioni i ri “Babale”, ai që “debilët” me lista votuesish në sqetull e treguan poshtë veshit policor, sikur të ishte një histori rrugicash lagjeje.

Në të vërtetë, kulisat e votave bashkë me referencën “Babale”, mund të bëjnë të tronditet i gjithë sistemi politik dhe i drejtësisë në vend. Varet cili do flasë më parë, shteti apo media. Vijon…