Ylli Manjani tregon bisedën e fundit me Artan Lamen: Më tha zemrën e kam top

Aktualitet

Publikuar: 22/05/2025

Ylli Manjani tregon bisedën e fundit me Artan Lamen: Më tha zemrën e kam top

Ylli Manjani ka reaguar për vdekjen e Artan Lames, duke thënë se i duket e pabesueshme.

Ai tregon se foli një javë më parë me Lamen.

Fola në telefon të enjten me Lamen. Fiks para një jave .

“Do operohem të ngjis tubin e gjakut”, më tha. “Zemrën e kam top, por tubat jo”- vijoi…

Paske nevojë për hidraulik, jo për doktor- i thashë.

Qeshëm…

Folëm për rezultatin e zgjedhjeve. Edhe për pak politikë…

Ai më tregoi një histori nga koha e shkuar. Ja ktheva me një barcoletë nga të zakonshmet. Qeshëm prapë.

E lamë të flisnim pas ndërhyrjes…

Sot lexova lajmin e kobshëm!

Se di!

Trishtim!

*****

Mbase është i pavërtetë lajmi…

Lutem!

Zakonisht e bën një biçim udhëtimi nganjëherë andej matanë e kthehet prapë.

Se di!

Po s’dua ta besoj atë lajm”, shkruan Manjani.