I vdes pacientja gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, vihet nën hetim mjeku në Durrës 

Aktualitet

Publikuar: 22/05/2025

I vdes pacientja gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, vihet nën hetim mjeku në Durrës 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas njoftimit të policisë, mjeku Ilir Shani do të hetohet në gjendje të lirë për ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’. 59-vjeçari ushtronte profesionin e tij si mjek në ‘Vila Alba’.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës”, informoi sot policia.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.