Prapaskena

Aktualitet

Akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në Durrës (Foto)

Publikuar: 21/05/2025

Ky që shihni në foto është Elvis Doçi, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një grupi nga më të rrezikshmit kriminalë që trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe heroine midis Shqipërisë, Italisë dhe vendeve të tjera të Europës.

Një vit më parë, gjatë një kontrolli në banesën e tij, SPAK gjeti plot 3 milionë euro “cash”.

Ai është mes dhjetra shqiptarëve ndër 52 urdhër arreste të lëshuara nga SPAK në kuadër të operacionit “Ura” në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Dyshohet se ky grup kriminal drejtohej nga Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, teksa vitet e fundit drejtimin e organizatës ia kishte lënë nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur ndryshe dhe si “Visi i Pojës”, i cili ka mundur t’i shpëtojë arrestimit.

Sipas SPAK janë dokumentuar 30 transaksione të dërgimit të parave nga Italia drejt Shqipërisë me vlerë rreth 5 milionë euro, teksa pasuritë dhe vlerat “cash” të sekuestruara u tha se kapin vlerën e rreth 7 milionë eurove. SPAK tha se janë sekuestruar 3 restorante dhe një bar-kafe në Durrës, gjashtë shoqëri dhe një stacion televiziv privat në Vlorë.

Një vit më parë, kompania “Eldemar Construction” e Elvis Doçit ka marrë leje për ndërtimin e një hoteli 10 kate me papafingo dhe me 3 kate shërbimi nën tokë në qytetin e Durrësit.



Më të lexuarat