Kandidati për deputet i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Xhemal Qefalia ka reaguar pas rezultatit të marrë nga zgjedhjet e 11 majit, i cili nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.
Qefalia ka folur ndër të tjera edhe përsa i përket kërkesës që i ka drejtuar KQZ për vënien në dispozicion të pamjeve filmike të numërimit të votave dhe më pas tërheqjen e kësaj shkrese.
Qefalia u shpreh se kërkesa ishte tërhequr përpara ndërhyrjes së Edi Ramës duke hedhur poshtë spekulimet për presion apo ndërhyrje politike. “Është abuzuar me kërkesën tonë për rinumërim votash, nuk është dashur aspak ndërhyrja e kryeministrit për t’u tërhequr nga kërkesa. E kisha tërhequr kërkesën për të parë pamjet e numërimit të votave edhe përpara se të reagonte Rama.
E morëm mandatin e katërt, sepse në tre mandate kemi punuar dhe kemi bërë reforma të vlerësuara nga BE-ja dhe PS është e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Humbësi i zgjedhjeve, PD, duhet ta pranonte rezultatin”, tha Qefalia për News24.