Prapaskena

Aktualitet

Videoskandali në Bashkinë e Kukësit, Apeli liron Safet Gjicin për shkak të problemeve me zemrën! Pjesën e mbetur të dënimit e vuan në shtëpi

Publikuar: 19/05/2025

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatës së Apelit.

Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi, ndërsa vendimi u mor për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.

Ai kishte dorëzuar dy herë kërkesë në Gjykatën e Elbasanit për liri me kusht. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.

Avokati është shprehur se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.



Më të lexuarat