Afera Partizani u zvarrit deri pas zgjedhjeve! Sot seanca paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

Aktualitet

Publikuar: 19/05/2025

Afera Partizani u zvarrit deri pas zgjedhjeve! Sot seanca paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

Mbahet sot, 19 maj, në orën 11:30 seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Partizani”. 

Gjyqtarja Floreja Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo dosjen për gjykim me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan dhe Andia Pustinën.

Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë. Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.