Të paktën dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një anije stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Bruklinit në New York City, tha kryebashkiaku i qytetit.
Eric Adams tha se anija Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike para përplasjes të shtunën në mbrëmje. Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bordin e anijes.
Pamjet tregojnë teksa anija godet urën ndërsa po kalonte nën strukturën e saj.
Në një deklaratë për X, kryebashkiaku i New York City, Eric Adams, njoftoi se 2 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur. Në bord gjithsej ishin 277 persona.
“Në këtë kohë, nga 277 persona në bord, 19 prej tyre kanë pësuar lëndime, 2 prej të cilëve mbeten në gjendje kritike, dhe 2 të tjerë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë nga lëndimet”, shkroi në X kryebashkiaku, Eric Adams.
Shefi i operacioneve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se besonte se “probleme mekanike” dhe një ndërprerje e energjisë kishin shkaktuar përplasjen e anijes me njërën nga shtyllat.