Kush e mbron bosin e call centrave Florian Sula, blen prona në Borsh e Himarë me paratë që u ka vjedhur qytetarëve evropianë përmes mashtrimit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 17/05/2025

Kush e mbron bosin e call centrave Florian Sula, blen prona në Borsh e Himarë me paratë që u ka vjedhur qytetarëve evropianë përmes mashtrimit

Disa ditë më parë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, goditi një tjetër bandë mashtrimi me call centera. U arrestu një nga organizatorët Agim Shehu dhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa disa të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Goditja e grupit të Agim Shehut ka ardhur pas sinjalizimit nga organet ligjzbatuese partnere, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për çmontimin e rrjeteve kriminale që operojnë përmes mashtrimeve digjitale, duke zhvatur qindra qytetarë jashtë vendit.

Një dosje e SPAK-ut ka treguar se organet ligjzbatuese shqiptare, në disa raste, pengojnë hetimet e organeve ligjzbatuese partnere, duke mbrojtur koka të mashtrimit me Forex dhe figura të krimit të organizuar, të cilët paguajnë segmente në polici dhe prokurori. Një nga bosët e mashtrimit me call centra, i cili vijon t’i shpëtojë veprimit të ligjit, edhe pse është skesuar nga autoritetet partanere, është Florian Sula.

Florina Sula konsiderohet një nga bosët më të kamufluar dhe mesteriozë të zhvatje së miliona euro qytetarëve evropianë përmes mashtrimi të investimit të rremë në bursa. Edhe pse figuron pa asnjë historik biznesi dhe pa të ardhura të ligjshme, Florian Sula ka investuar vitet e fundit qindra mijëra euro në pasuri të paluajtshme nga Tirana në bregdet. Bosi i Forex Florian Sula, vitet e fundit, me paratë e siguruara përmes mashtrimit me pasoja të rënda, ka blerë prona me vlerë qindra mijëra euro nga Borshi deri në Himarë.

Pronat janë blerë me qëllim zhvillim e tyre për të ndërtuar hotele dhe vila, një formë kjo masive për pastrimin e parave të pista. Një burim policor, i cili po monitoron Florian Sulën me kërkesë të agjencive të huaja ligjzbatuese, tha se Florian Sula, për të kamufluar pastrimin e parave që janë produkt i aktivitetit kriminal, ka përfshirë në skemë njerëz të afërt dhe të besuar.

Ndryshe nga shumë bosë call centrash që kanë hequr dorë nga skemat e mashtrimit dhe po pastrojnë paratë pista në ndërtim, Florian Sula vijon të jetë aktiv në aktivitetin kriminal të mashtrimit me invesimet e rreme në bursa, duke pastruar në të njëjtën kohë paratë që janë produkt i aktivitetit kriminal.