Belo qesharaku vishet si Zelesnky, Sanço Panço udhëheq betejën në Tiranë nën komandën e Don Kishotit nga Brukseli, dridhet ‘narkoregjimi’

Aktualitet

Publikuar: 16/05/2025

Belo qesharaku vishet si Zelesnky, Sanço Panço udhëheq betejën në Tiranë nën komandën e Don Kishotit nga Brukseli, dridhet ‘narkoregjimi’

Humbësi i madh dhe serial i Tiranës, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, po proteston sot për vjedhjen e pretenduar të zgjedhjeve, një alibi e përsëritur nga Familja Berisha prej 12 vitesh për të mbajtur nën kontroll PD-në, për t’u pasuruar dhe mbrojtur nga SPAK-u.

Protesta përfundoi në grumbullimin e një grushti të vogël militantësh të Sali Berishës në ditën që në Tiranë mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, që solli në kryeqytet të gjithë liderët e Europës.

Por, ajo që ra në sy ishte veshja qesharake e Belo Ezmerit si ushtarak. Këlliçi duket se ka harruar që po proteston për zgjedhjet e humbura dhe pandeh se është në luftë, duke u shfaqur i veshur si Zelensky.

Teksa Berisha hyn e del nëpër konferenca të zakonshme që mbahen çdo ditë të javës në Bruksel, gjoja për të denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve nga narkoregjimi, Belo Ezmeri është veshur si ushtarak, duke menduar në kokën e tij sikur është gjenerali i komandatit Berisha, që po udhëheq nën urdhërat e tij luftën për votën e lirë. Teksa Don Kishoti Nongrata jep kushtrimin nga Brukseli, Sanço Panço Ezmeri i prin ‘ushtrisë së barëngrënësve’ në Tiranë, duke dridhur ‘narkoregjimin’.

Kush ka future duart duke deformuar votën e shqiptarëve, të jeni të bindur se do të përballen me ligjin. Do të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë për zgjedhjet e 2023-it. Do të faktojmë manipulimin zgjedhor dhe do të pyesim ku është Edi Rama pas 7 muajsh apo 1 viti? Të jeni të bindur për këtë”, tha Këlliçi.