Alma Kaçi e videos me Safetin në ballë të protestës së PD, do jetë frymëzimi për revulucionin e dytë berishist

Dosje rozë

Publikuar: 16/05/2025

Alma Kaçi e videos me Safetin në ballë të protestës së PD, do jetë frymëzimi për revulucionin e dytë berishist

Krahas shfaqjes së Belo Këlliçit i veshur ushtarak si Zelensky, protesta e PD për vjedhjen e pretenduar të zgjedhjeve, kishte edhe një tjetër protagoniste, e cila me shumë gjasa do të jetë frymëzimi për revulucionin e dytë berishist për demokraci në Shqipëri.

Ajo është Alma Kaçi, protagonistja e videos intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Kaçi ka qenë sot e pranishme në protestën e opozitës kundër “vjedhjes së votës”.

Pjesëmarrja e Kaçit ka tërhequr vëmendjen, pasi që pas skandalit ajo ka preferuar të qëndrojë larg kamerave.

Ajo është shfaqur në “ballë” të protestës, me një bluzë ku ka një mesazh për presidenten e KE-së Ursula von der Leyen. “Ursula, a jeton dot me 100 euro në muaj”, lexohet në bluzën e saj.

Alma Kaçi u dënua nga GJKKO për “prostitucion” me një vit burg, ndërsa nga hetimet rezultoi se ajo ishte paguar nga eksponenti i PD-së dhe kundërshtari i Gjicit, Abedin Oruçi për të kryer video-regjistrimin.