Berisha urdhëroi komisionerët të nxirrnin Metën deputet si në 2009, shiti Tabakun për të shpëtuar nderin e aleatit anti-SPAK, socialistët refuzuan

Kryesore

Publikuar: 15/05/2025

Berisha urdhëroi komisionerët të nxirrnin Metën deputet si në 2009, shiti Tabakun për të shpëtuar nderin e aleatit anti-SPAK, socialistët refuzuan

Mëngjesin e djeshëm, numëruesit e Partisë Demokratike të Tiranës kanë marrë një urdhër verbal nga Sali Berisha, për të kaluar në favor të Ilir Metës votat e disa kandidatëve të PD-së në listën e hapur. Urdhëri ka ardhur pasi nga trendi i numërimit të votës preferenciale, Meta po humbiste shanset për të fituar mandatin e deputetit, si një sfidë ndaj SPAK dhe GJKKO, që e kanë mbyllur në burg për korrupsion dhe pastrim parash.

Teksa Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti po luftonin në listë të hapur për mandatin e 13 të PD-së, komisionerët e PD-së janë vënë në një pozitë të vështirë nga urdhëri verbal i Berishës për të shpëtuar nderin e Metës në këto ditë të vështira për të. Për të mundësuar zbatimin e porosisë, numëruesit e PD kanë kërkuar dakordësinë e komisionerëve të PS, meqenëse votat do të vidheshin brenda PD-së.

Komisionerët e PS kanë kërkuar miratimin e drejtuesve të lartë, të cilët kanë refuzuar në mënyrë kategorike, duke kërkuar zbatimin e ligjit. Porosia e Berishës, nëse do të gjente zbatim, do të nxirrte jashtë loje Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, fitues të primareve, por që Berisha i nxori në ‘det të hapur’, duke siguruar besnikët. Është hera e dytë që Sali Berisha kërkon të shpëtojë aleatin e tij, Ilir Metën. Në vitin 2009, Ilir Meta po humbiste mandatin e deputetit, por Berisha i kaloi disa vota të PD, ku më pas bashkuan votat duke krijuar shumicë qeverisëse.