Prapaskena

Kryesore

Muli përgatit planin për rrëzimin e Ramës në protestën e së premtes, marifet për t’ia futur Latifit

Publikuar: 14/05/2025

Gazeta Tama (Antena)

Muli, i dëshpëruar nga rezultati i zgjedhjeve, thirri Lelon për t’i shpjeguar strategjinë e re të mosnjohjes së zgjedhjeve.

– Tani këta janë të mbaruar, po nuk i njohëm ne zgjedhjet, i tha Lelos.

Fol pak me LaCivitën, të flasë pak me ata të mëdhenjtë në SHBA, të na bëjë një përshëndetje të premten në miting.

– Po duhet t’i rinovojmë kontratën, tha Lelo.

E lamë që pas 11 majit do ta rinovonim deri në dhjetor.

Por ajo kontratë ishte në fuqi po të fitonim.

– Po i kërkojmë ta bëjë një ditë pa kontratë!

– Nuk e bën ai pa kontratë, tha Lelo.

Duhet një gjashtë milionësh tjetër që ta bëjë këtë.

– Po si i bëhet? Ta bëjmë zërin e tij me inteligjencë artificiale siç bëri Rama në atë spotin dhe ta transmetojmë?

Kush nga tanët e kupton?

– Puna është që e merr vesh ai dhe na kërkon lekët edhe për zërin artificial, tha Lelo.

Pastaj prishemi kot dhe hajde ta sqarojmë më pas.

– Po si t’ia bëjmë të flasë dikush nga SHBA, ngulmoi Muli?

– Unë them të flasë Nuredini, tha Lelo.

Në fund të fundit ai ka sakrifikuar më shumë se kushdo, është bërë garant i 6 milionë dollarëve.

Le të flasë ai dhe të thotë që është gati të paguajë edhe 60 milionë të tjera, vetëm që të mos i njihet kjo fitore Edi Ramës.

– Po të jetë për Nuredinin, marr një nga fshati im, tha Muli.

Flet më pastër shqip. Duhet ndonjë që flet anglisht.

– Atëherë të dal të flas unë me telefon, tha Lelo.

Nuk kuptohet mirë, dhe themi që po lidhemi me stafin e LaCivitës.

Unë kam qenë në staf.

– Ta mendojmë, tha Muli. Nuk është ide e keqe.



Më të lexuarat