Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren

Aktualitet

Publikuar: 13/05/2025

Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren

Paçka se numërimi në disa qytete vijon dhe suksesi i socialistëve është qartësisht i thellë Edi Rama ende nuk është prononcuar për këtë fitore historike të Partisë Socialiste.

Nga selia e Partisë Socialiste, gazetari Muhamed Veliu raportoi se parashikohet të mërkurën prononcimi i parë nga kryesocialisti Rama për këtë fitore.

“Nuk parashikohen ndonjë miting madhështor me mbështetësit e PS siç ndodhi pas fitores në të 2021 në Sheshin Skënderbej”.

Burime nga PS pohojnë se do të ketë një mesazh falënderues prej Ramës në adresë të shqiptarëve për votëbesimin e dhënë kësaj force politike e besuar një mandat të katërt qeverisës.

“Nuk dihet ende nëse Rama do të dalë përpara medias  nga selia e PS për të lexuar fjalën falënderuese apo do të jetë një mesazh video i regjistruar”, raportoi gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.