Votat e Diasporës – PS thellon avantazhin, shkon në 22 mijë diferenca me PD-në

Politikë

Publikuar: 13/05/2025

Votat e Diasporës – PS thellon avantazhin, shkon në 22 mijë diferenca me PD-në

Numërimi i votave nga diaspora po vijon në Parkun Olimpik, ku deri tani janë numëruar 47382 zarfe nga 194.889 zarfe të mbërritura.

Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 25540 vota, e ndjekur nga PD me 13537.

Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ numëron 3929 vota, ‘Lëvizja Bashkë’ 1219 vota, Partia Mundësia 1530 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 476 vota.