Çim Peka, që një ditë më parë shpalli fitoren e Partisë Demokratike, me 72 mandate, sot ka pranuar humbjen, duke ia vënë fajin Altin Dumanit.
Postimi i Pekës
Tani besoj nuk keni me dilema qe SPAK u krijua per mandatin e katert te Rames! Pyesni veten?
Sa eshte rritur korrupsioni pas krijimit te SPAK? Inceneratoret, dy anijet fantazme ne Vlore, Thumane-Kashar e Tuneli i Llogarase. Qe te gjithe pasi u krijua SPAK!
A e dini se qe kur Dumani eshte drejtues, ne portet e Europes jane kapur tonelata droge qe shkojne nga porti i Durresit, dhe ne Durres nuk eshte kapur asnje kg? Nje vit qe Berisha ishte ne arrest pa akuze, Rama-Dumani-Krimi me liste ne dore ndertuan trupen e re elektorale per 80 e kusur mandatesh qe i duheshin Rames.
Akoma e besoni se Veliaj u arrestua pa leje te Rames? Nuk i interesonte Rames se i prish pune per zgjedhje thoshin mercenaret e Rames ne media! Po kur i ka bere llogarite Rama me votat? Ato i mbyllte me liste sa i duheshin me SPAK-un e me krimin.
I duhej te shkrinte teresisht nga harta LSI, arrestoi Meten si bandit, dhe e shkriu!
Krijoj partite e reja si rezerve nese opozita e sulmuar nga Rama-Dumani-krimi nuk do hynin ne nje gare te pabarabarte.
Mjafton te shikoje dje se sa here kapeshin zyrtare, deputete, patronazhiste socialiste me presh ne duar, SPAK e policia jo vetem qe nuk vepronin, por ju jepnin kohe te zhduknin prova ne sy te mediave dhe procedonin opoziten qe i kapte!
Tani Dumani dhe Rama do na jape kocka sa te doni. Taulanta, Belinda, bBoset e krimit ne Elbasan, Durres e Vore. Cfare ti kerkojme ne do na jape. Ne te na e mbyll gojen qe te mos flasim per masakren zgjedhore, Ramen ta pastroje nga hallet me ata qe i dhane mandatin e katert.
Sot jemi ne regjimin Rama-Dumani.
Nuk ka rendesi nese Altin Dumani e ben me deshire apo nuk ka gje ne dore. Rendesi ka qe Rama ja leviz fijet si ti doje. Ja perkedhel sedren duke i dhene liste me njerez te forte te politikes qe i duhet te fuse ne burg, e shantazhon kur i duhet, e komplementon kur ka nevoje. Shkurt e ka kthyer ne loder te tij, ja luan fijet si ti doje.
Pa Altin Dumanin, Edi Rama kurre nuk mbijetonte, jo me te merrte mandat te katert.
Ta gezoni regjimin, une do vazhdoj.
Nga sot, duke i trajtuar si pjese te bandave kriminale me emer e mbiemer dhe mercenaret e Rames ne media qe u perdoren per te legjitimuar masakren elektorale.
PS: Ju do me kujtoni Batonin, por une do ju them:
Me duhej nje mercenar i Rames ne studio cdo jave, ne mungese te Rames qe ta ballafaqoja me krimet e vjedhjet qe bente. Batoni e pranoi kete rol, te masakrohej cdo jave ne studio duke marrë ne mbrojtje Linda Xhillari-Basha-Rama, duke dalë garant per trafikun e droges se Olsit, duke pergojuar cdo pjestare familje te Sali Berishes, Ilir Metes, madje duke bilbilos ne SPAK edhe per cdo shok, kur u divorcua e si u divorcua. Por ne fund u shperblye, beri ate qe as mediat e inceneratoreve nuk e moren persiper. E ne fund te fundit, aq sa ka duruar Batoni keto dy vjet, e meritonte te shperblehej nga Rama.