Mbyllet numërimi në Shijak dhe Librazhd, shpërthen festa te kampi rozë 

Aktualitet

Publikuar: 12/05/2025

Mbyllet numërimi në Shijak dhe Librazhd, shpërthen festa te kampi rozë 

Ka përfunduar numërimi në Shijak, ndërsa ka fituar Partia Socialiste.

Partia Socialiste ka marrë rreth 2 mijë vota më shumë se Partia Demokratike.

PS ka marrë 7118 vota, ndërsa PD ka marrë 5266 vota. Menjëherë pas numërimit të votës së fundit, socialistët kanë shpërthyer në festë.

Sakaq, është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Librazhdit, ku janë numëruar 55 nga 55 kutitë.

Partia Socialiste ka fituar në këtë bashki me 9253 vota, me një diferencë prej 3374 vota.

Koalicioni opozitar ‘PD-ASHM’ ka marrë 3374 vota, duke u renditur forca e dytë në këtë bashki.